Dëbimi i ambasadorit iranian në Tiranë Gholamhossein Mohammadnia si dhe një tjetër zyrtar i ambasadës kanë sjellë reagimin e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka falenderuar qeverinë dhe shqiptarët.
Përmes një postimi në rrjetin social, Netanyahu shkruan se lajmi i ardhur nga Shqipëria ishte pozitiv dhe se Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë.
“Lajme të rëndësishme nga Shqipëria sot. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dëbuar ambasadorin Iranian nga Tirana. Me këtë, kreu i qeverisë Rama i ka dërguar një mesazh të qartë regjimit radikal islamik të Iranit – që komplotet e sulmeve terroriste kanë një kosto,” shkruan Netanjahu dhe vijon me këto fjalë:
“ Izraeli qëndron në krah të Shqipërisë, ashtu siç qëndron në krah të çdo shteti që e sheh regjimin Iranian për atë që është, kërcënimin më të madh kundër paqes dhe sigurisë në botë”
Ditën e djeshme Shqipëria shpalli non grata ambasadorin iranian Mogammadnia si dhe një zyrtar të ambasadës, me argumentin se janë të përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron forcat e huaja të lar...
Top 10 kombëtaret më të vlefshme në Kupën e Botës
Nis projekti për modernizimin e rrugës Arllat–Malishevë, nda...
E kryer, Vedat Muriqi i bashkohet Fenerbahçes
Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk m...
E konfirmon Benfica, Mourinho rikthehet tek Real Madridi