Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau në rrjete sociale momente nga pista e skive në Dardhë, që ka mbledhur këtë fillim viti edhe turistë të shumtë të apasionuar pas sportit të skive.
“Skipista e Dardhës, një destinacion unik i krijuar nga pasioni i zjarrtë i një familjeje korçare, por që së shpejti do të pasohet nga një tjetër, po në Korçë, ku do të ndërtohet resorti i parë ndërkombëtar i skive në vendin tonë si një destinacion i ri i turizmit dimëror në Shqipëri”, shkroi Rama.
Pista në Dardhë është një investim i familjes Tasho, që me vizion e punë të palodhur ka krijuar një destinacion special turistik.
Me antë të këtij investimi familje e ka kthyer dëborën në instrument ekonomik përmes një piste shumë të frekuentuar skish, që e ka rritur papushim fluksin e vizitorëve dhe ka vendosur në rendin e ditës domosdoshmërinë e një mbështetjeje të konsiderueshme nga qeveria, përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...
Këta janë kandidatët me më së paku vota pas 20% të numrimit ...