Një 53-vjeçar është rasti i parë i identifikuar me Covid-19 në bashkinë e Librazhdit.
53-vjeçari me probleme në mushkëri, dyshohet se e ka marrë virusin në kryeqytet. Ai është shitës në një dyqan këpucësh në Librazhd, ndërsa gjatë fundjavave shet edhe në tregun e qytetit. Bashkia e Librazhdit është ndër të parat bashki që u shpallën të gjelbra, pasi risku i infektimit ishte minimal. Por, duket se mes qytetarëve, është rikthyer frika dhe domosdoshmëria e zbatimit të rregullave.
Para dy javësh ai është paraqitur në spitalin e Librazhdit, pasi vuante nga mushkëritë, ku është dyshuar edhe për Covid. Por, tamponi nuk e verifikoi një gjë të tillë dhe 53 vjeçari u dërgua për kurim më të specializuar në Tirane. Në datë 26 maj, gjendja shëndetësore e tij është rënduar dhe pasi ka marrë sërish ndihmën mjekësore në Librazhd, është dërguar në Tiranë, nga ku në tamponin e radhës rezultoi pozitiv.
Gjatë ditës së sotme janë marrë 6 tamponë tek punonjësit e spitalit të Librazhdit, ndërsa vazhdojnë analizat e familjarëve, pasi mundësitë e përhapjes janë të mëdha./TCH
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...