Pasojat e luftës në Ukrainë po i ndjen tashmë thuajse e gjithë bota.
Çmimet janë rritur si tek karburantet ashtu edhe në ushqimet e shportës.
Por siç edhe është paralajmëruar, në fillim të vitit që vjen do të shohim edhe rritje të çmimeve të shërbimeve.
Kriza ekonomike por edhe çmimet që tradicionalisht kanë qenë relativisht të larta kanë zbrazur nga turistët si duket Jugun e vendit.
E kemi kaluar mesin e korrikut tashmë dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura, transmeton abcnews.al.
Shezlongët dhe vija bregdetare kanë mbetur thuajse “të braktisura.”
Mungesën e pushuesve nuk po e ndjejnë vetëm strukturat akomoduese, por edhe vetë qytetarët që prej vitesh tashmë lëshojnë dhoma me qira, shitësit në markete apo pronarë restorantesh.
Si duket, bizneset dhe banorët e këtyre zonave do t’i “mbajnë sytë nga gushti”, me shpresën se do të ketë edhe më shumë emigrantë të kthyer në vendlindje.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1