Çmimet e ushqimeve dhe produkteve të tjera që përdorim çdo ditë u rritën më lehtë se një vit më parë edhe në gusht. Vala e inflacionit vijoi tërheqjen për të dytin muaj me radhë, me treguesin e ndryshimit të çmimeve të fiksuar në nivelin 2 për qind nga 4 për qind gushtin e një viti më parë. A2 raporton se të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ky është niveli më i ulët i inflacionit që prej qershorit të vitit 2021.
Flukset e shkuara të turistëve rritën në 2.4 për qind inflacionin tek ushqimet dhe pijet muajin e shkuar. Një inflacion në këto nivele, veç konsumatorëve është lajm i mirë për ata që kanë kredi në banka.
Pas zbutjes së politikës monetare në fillim të korrikut, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko në konferencën e fundit dha sinjale për ulje më tej të interesave në varësi të ecurisë së inflacionit. Kjo do të bënte që huamarrësit shqiptarë në lekë të paguanin më pak në këstet e tyre të kredive./A2
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës