Çmimet globale të banesave pritet të rriten në dy vitet e ardhshme. Projeksioni del në raportin e Fitch Rating, i cili pret që shumica e shteteve të shënojnë rritje nga 2 deri në 15%.
Në këtë ritëm nuk do të ngelet pas as Shqipëria, e cila sot është në një stad zhvillimi urban, veçanerisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare.
Historiku i çmimit të apartamenteve tregon se rritja mesatare vjetore deri para vitit 2015 ka qenë rreth 6%, ndërsa pas vitit 2022, ajo ishte 17%.
Edhe tabelat zyrtare me çmimet e tregut në vitin 2024 tregojnë se çmimi mesatar për m2, në të gjitha qytetet kryesore u rrit nga 1000 lekë deri 10 000 lekë.
Madje në zona të ndryshme të kryeqytetit apo bregdetit, luhatja ka shkuar edhe përtej çmimit maksimal.
Lejet e dhëna për ndërtim, rrugët e reja dhe kërkesa për të blerë prona, janë arsye, që për agjencitë imobiliare do të vazhdojnë të ushtrojnë presion për rritje të çmimeve.
Ndërkohë, për ndërtuesit shtrenjtimi i çmimit të banesave lidhet me detyrimet që ata kanë për taksat, çmimet e referencave dhe kostot e materialeve e punëtorëve./euronews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...