Nga Shkodra ku zhvilloi homazhe në memorialin e “2 Prillit 1991”, ish- kryeministri Sali Berisha iu përgjigj interesit të medias, edhe mbi emrin që do të mbajë kreu i ri i shtetit.
Ndërsa mazhoranca njoftoi pak ditë më parë se ka ngritur grupin e punës për presidentin e ri, Sali Berisha u shpreh se nuk do të votojë asnjë prej emrave që do të vijnë si propozim i PS.
“Nuk merrem me propozimet e Ramës, merremi me gjërat e vërteta, jo me thashethem. Nuk kemi emër që të propozojmë për President, ne jemi opozitë. Nuk votojmë në asnjë mënyrë kandidatë të Ramës. Të votosh kandidatë të Edi Ramës, do të thotë të çosh në Presidencë kopje të tij.
Se a do të pranojë konsensus me Ramën, Berisha tha “Konsensusi më Ramën është të puthesh me Judën. Ai vuan nga kompleksi i vdekjes edhe në gjumë ngirhet llahtar nga unë”.
E i pyetur se si do ta mund, Berisha tha “Siç e kam mundur dy herët e tjera”. /Tch/
“Punët për Shqipërinë”, Rama në Vlorë/ Kryeministri inspekto...
Trum kritikon vendet e NATO: Paguajmë triliona dollarë dhe a...
Ky është çmimi i naftës për sot
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”