Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka vlerësuar kryeqytetin tonë të përbashkët siç ai e konsideron si model ku Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.
Në një dalje për mediat, Begaj bën thirrje për vazhdimin e ruajtjes së traditat dhe kulturave më të mira.
“Si sot e 104 vite më parë janë hedhur gurët e themelit për kryeqytetin model. Në Tiranë gjendet e gdhendur një pjesë e historisë së popullit tonë.
Tirana sot është në ditët e saj më të mira, e gjallëruar dhe plot jetë. Ajo e ruan fort kulturën e mirëseardhjes, traditat.
Është detyra jonë të vazhdojmë të ruajmë traditat më të mira dhe të kontribuojmë në pasurimin e jetës së kryeqytetit, të Tiranës që nuk njeh moshë, të Tiranës tonë të përbashkët“, u shpreh Begaj.
Me rastin e 104-vjetorit e shpalljes së Tiranës Kryeqytet, bashkia organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat./rtsh
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...