Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.
Siç ka raportuar Top Channel, thuhet se është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.
Është hera e katërt që një sekretar amerikan viziton Shqipërinë.
Nuk dihet nëse sekretari amerikan Blinken do ta vizitojë edhe Kosovën.
Vitin e kaluar, sekretari Blinken e komentoi pozitivisht rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Ka qenë vetë ai, i cili në maj të 2021 e shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA-ja për korrupsion dhe minim të demokracisë.
Sekretari Blinken ka qenë aktiv edhe përmes mesazheve për deeskalimin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, në shtator të vitit të kaluar.
Vizita e parë e një sekretari amerikan të shtetit në Shqipëri ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991.
Ndërsa, vizita e dytë e një tjetër sekretari amerikan të shtetit ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku ajo mbajti një fjalim edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Pas saj, erdhi vizita tjetër nga John Kerry më 14 shkurt 2016.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...