Pas përfundimit të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga zjarri shkatërrimtar i 11 gushtit 2025, i cili përfshiu njësinë administrative Skënderbegas në Gramsh të Shqipërisë, janë publikuar të dhënat e plota që tregojnë përmasat e kësaj fatkeqësie.
Sipas raportit zyrtar, 68 banesa janë dëmtuar nga flakët.
Prej tyre,10 janë shkatërruar totalisht dhe kërkojnë rindërtim nga themeli, ndërsa 16 të tjera kanë nevojë për rikonstruksion të pjesshëm. Gjithashtu, 42 banesa të dëmtuara kanë rezultuar të jenë shtëpi sezonale apo të pabanueshme në momentin e ngjarjes.
Përveç dëmeve strukturore, janë shkatërruar edhe pajisje elektro-shtëpiake dhe mobilie të shumta. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te pasuritë e paluajtshme. Nga zjarri janë prekur rëndë edhe bujqësia dhe blegtoria.215 bagëti të imta,9 gjedh dhe 7 njëthundrakë kanë ngordhur si pasojë e flakëve. Ndërkohë, janë djegur plotësisht:
• 44.045 hektarë ullinj,
• 11.028 hektarë vreshta,
• 1.451 hektarë bimë mjekësore,
• 9.5 hektarë pemë frutore dhe arrorë.
Për sa i përket dëmeve në fondin pyjor, ende nuk ka një vlerësim të saktë. Sipërfaqet pyjore të prekura, kryesisht me pisha, do të verifikohen nëpërmjet pamjeve satelitore, për të përcaktuar saktësisht shkallën e shkatërrimit.
Aktualisht, procesi ka hyrë në fazën e dytë, atë të përllogaritjes së kostove financiare të dëmeve. Bashkitë e qarkut kanë nisur miratimin e fondeve për ndihmë ndaj zonës së prekur, ndërsa qeveria shqiptare ka shpallur mbështetjen e saj për banorët e Skënderbegasit.
Edhe donatorë të shumtë, vendas dhe të huaj kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në përballimin e pasojave të kësaj fatkeqësie natyrore duke ofruar ndihmë materiale dhe financiare për familjet e dëmtuara./rtsh
Moti këtë fundjavë
Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj...
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirë...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...