Në Serbi po kryhet procesi i regjistrimit të popullsisë, e në këtë aspekt kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë.
Duke folur jashtë Parlamentit të Shqipërisë, Berisha dënoi edhe ato që i konsideron si “politika të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të zvogëluar popullatën shqiptare”.
“Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, komunave të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës por dhe gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin që po bën kjo republikë e cila po bën një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës”.
“Format e përdorura nga Vuçiq për të çregjistruar banorët e këtyre komunave janë unike në botë. Njëra prej të cilave ishte që mjaft që portieri të trokasë derën dhe mos i hapë kush derën, ajo familje çregjistrohej. Ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje, regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në Republikën e Serbisë, Evropë, SHBA apo kudo, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të komunave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë ndër shekuj dhe aty do jenë”, deklaroi Berisha. /tvklan.al/
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...