Ish-Kryeministri Sali Berisha e konsideroi prishjen e seancës parlamentare sot si të qëllimshme nga ana e deputetëve të mazhorancës në kohën kur ai ishte duke folur.
“Nuk ka shqiptar që s’e kupton u prish seanca e sotme. Kur foli Ben Blushi dhe iu drejtua Blendi Klosit… Ndrikulla rrinte aty në këmbë dhe bënte sikur nuk dëgjonte, 2 metra larg e kishte. Kur fola unë, ata ndërhynin nga salla…
Po kur flasin ata në asnjë mënyrë nuk iu ndërhyj në asnjë presje. Çfarëdo që shpifin, çfarëdo që thonë, i lë të mbarojnë. Po foli tjetri, e dëgjon, pastaj të vjen radha ty.
Sjellja e zotit Noka ishte një imponim, se ai (Braçe) nuk la fjalë pa thënë nga vendi. Kush?! Erioni! Dhe unë çfarë i thashë? ! Gores i thuhet kuç! Nëse ti do të flasësh edhe para meje edhe kur flas unë edhe pas meje, nuk ka parlament.
Janë të tmerruar, shohin nga unë kur flas unë, shohin se kujt po i përmend emrin. Një fytyrë iu ikën, një fytyrë iu vjen. Shikojini ministrat!
A është protesta e 18 shkurtit një mision historik, pra?!Kryetari i PD-së e ka quajtur “lëvizje”. lëvizjet s;janë protesta; lëvizjet nisin sot dhe vazhdojnë… “
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...