Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se opozita ka dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje me fakte dhe dokumente zyrtare kundër korrupsionit.
“Kurrë në historinë e këtij vendi nuk është bërë kjo që ka bërë opozita shqiptare kundër korrupsionit, këto dy vitet e fundit. Me dosje të faktuara, me dokumente zyrtare, ne kemi dorëzuar në prokurori speciale rreth 60 dosje. Kemi denoncuar publikisht me qindra akte madhore korruptive të qeveritarëve me dokumente zyrtare. Ne organizuam 44 protesta te Bashkia Tiranë kundër vjedhjeve të Erjon Veliajt, 5D dhe inceneratorit. Jemi përpjekur të bëjmë detyrën tonë ndaj kësaj shoqërie. SKAP-i e dënoi Veliajn për Nesti Angonin”.
“Kjo opozitë ka qenë më aktive se kurrë kundër korrupsionit dhe ka bërë dhjetëfishin e punës që ka bërë SKAP-i dhe kushdo tjetër”, u shpreh më tej Sali Berisha./a2cnn
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...