Gjatë një takimi me qytetarë dhe sipërmarrës në qytetin e Krujës, kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, u ndal te sfidat ekonomike që po përjetojnë bizneset shqiptare, duke vënë theksin te zhvlerësimi i euros dhe pasojat e saj në sektorin e eksporteve.
“Vetëm rënia e euros me 35% është një katastrofë për eksportuesit. Kjo është pasojë e politikave të qeverisë, e cila lejoi futjen e parave të pista në vend nga trafikantët. Si rezultat, mijëra vende pune janë humbur dhe dhjetëra kompani eksporti kanë falimentuar,” deklaroi Berisha.
Ai premtoi se pas 12 majit, nëse PD merr drejtimin e vendit, do të krijohet një bord i posaçëm që do të kompensojë humbjet e bizneseve eksportuese për shkak të zhvlerësimit të euros.
Duke vlerësuar kontributin e sipërmarrësve dhe punonjësve shqiptarë, Berisha tha: “Fasoni nuk është industri e botës së tretë, siç pretendon Rama, por një krenari kombëtare. Prodhimi është themeli i punësimit, rritjes së pagave dhe mirëqenies.”
Ai prezantoi gjithashtu disa nga angazhimet e Partisë Demokratike, përfshirë vendosjen e një pensioni minimal prej 200 eurosh dhe aplikimin e një minimumi jetik për çdo qytetar.
“Ne do t’u kthejmë qytetarëve paratë që u merr padrejtësisht shteti. Asnjë pension nuk do të jetë më poshtë se 200 euro. Do të vendosim një standard jetik për të gjithë,” tha ai.
Në përmbyllje, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që në datën 11 maj të votojnë për atë që e cilësoi si një alternativë që mbështet biznesin, punëtorët dhe mirëqenien e familjeve shqiptare./euronews.al
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK