Kryetari i Partisë Demokratike në fjalën e tij në Kuvend tha se zgjedhjet parlamentare të 11 majit ishin një farsë elektorale.
Berisha tha se “në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale dhe ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë”.
Berisha shtoi se “autopsia që po i bëhet procesit të farsës elektorale tregon kriminalizimin nga kreu i piramidës, tek punonjësi patronazhist i piramidës suaj”.
“Tregon se zbatuat një piramidë mashtrimi, falsifikimi, trillimi dhe kjo ishte farsa elektorale. Përdorët metodat më të turpshme që mund të jenë përdorur ndonjëherë në ndonjë vend. Zhvilluat zgjedhjet si në Zimbabve 30 vite më parë”, tha Berisha.
Sipas Berishës, u pa se “Shqipëria është vendi i shtetit monist, i shtetit elektoral”.
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell