Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha deklaroi se mbështet kërkesat e qytetarëve në protestën e sotme, që do të zhvillohet për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shprehet se kryeministri Edi Rama po shfaqet arrogant, duke mbrojtur veten, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro teksa qytetarët kërkojnë dorëheqjen e tyre.
“Drejtesi per Jonaden. Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve. Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook. /arbresh.info/
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...
I jepet lamtumira e fundit nënës së dëshmorëve, Tahir e Agim...
AUV heq kufizimet e importit nga Maqedonia e Veriut pas elim...
FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët dhe asistentët për vi...
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...