Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në sheshin “Nënë Tereza” gjatë hapjes së fushatës së PD-së, duke shprehur mirënjohje për mbështetësit e rinj të partisë, u shpreh se “Rama sonte e ke të vështirë natën”- Berisha mban fjalën në çeljen e fushatës së PD: Sonte jam më i emocionuar se asnjëherë”.
Ne sot tha Berisha kemi në krah rininë e Shqipërisë dhe LaCivita, kryetari i Komitetit të Partisë Republikane, bashkë-arkitektit të rikthimit më të madh, më të fuqishëm, më të jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit, rikthimit të presidentit Donald Trump.
Ndërsa Edi Rama, vijon ai, ka në krah Erion Veliajn, Çyrbjen, Ilir Beqajn, por ka në krah edhe McGonigalin.
Duke vijuar në fjalën e tij, Berisha shtoi se, “në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sonte jam më i emocionuar se asnjëherë kur ju shoh ju, njerëz të lirë, burra dhe gra fisnikë, që i keni dhënë sot këtij sheshi energjinë dhe entuziazmin e fitores sonë. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e shpirtit tuaj. Është Shqipëria e dashurisë tuaj për të. E dashurisë për familjen. E atdhetarisë tuaj. E idealeve të lirisë.”
“Edi Rama, sonte e kë të vështirë natën. Miqtë e mi, kjo është një natë ndër më të veçantat sepse sonte ne vijmë këtu për të nisur betejën tonë, betejën e fitores, betejën e Shqipërisë Madhështore./rtsh
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...