Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për media pas daljes së tij nga Prokuroria e Posaçme, ku u mor në pyetje në lidhje me çështjen “Partizani”.
Berisha zbuloi dhe deklarimet që ai bëri në SPAK, tek hetuesit që po shqyrtojnë dosjen.
Ish-kryeministri vijoi akuzat ndaj sistemit të drejtësisë si vegël e kryeministrit Rama për të asgjësuar opozitën, dhe shtoi se këto deklarata ua tha në sy
“Unë në emër tuaj dhe të Partisë Demokratike u deklarova sa vijon, pasi i pyeta pse hetoni në këtë terror kaq të madh. Të hysh aty, sikur ku po hynë, aq shumë masa sigurie, a thua se ka kohë njeri të merret me ta.
Pasi ju deklarav se Sali Berisha është këtu për këtë parim, pasi çdo njeri që thirret nga organet e hetuesissë duhet të paraqitet për t;u marrë në pyetje.
Ky ka qenë qëllimi kryesor në amndamentin e vitit 20212 që PD bëri të mundur të hiqet çdo pengesë për hetimin e deputetëve.
Kam ardhur këtu t’ua u them në sy në emër të demokratëve të gjitha ato që prej dy vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grupi i strukturuar kriominal, si mercenarë të përdorur prej tij.
Kam ardhur këtu, u thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni ndërtuar me shpifje, trillime, mashtrime dhe falsifikime, në të cilën nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm zbatim të porosisë politike.
Ju si grup i strukturuar kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër pluralizmit politik dhe kundër opozitës dhe ju garantoj që do merrni gjithë dënimin e merituar. U thashë që jam këtu për të shembur piramidën tuaj dhe për të denoncuar aktet tuaja anti-kushtetuese”, tha Berisha./euronews.al
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A