Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të qeverisjes për vitet 2025-2029, së bashku me ekspertë të fushës dhe me mbështetjen e fondacionit gjerman të CDU, ‘Konrad Adeanuer’, shprehu shqetësimin për injorimin, sipas tij, të sektorit të bujqësisë nga qeveria aktuale, duke theksuar se, për më shumë se 8 vjet, prodhimi kryesor në Shqipëri ka qenë kanabisi dhe droga, duke lënë pas dore prodhimet bujqësore.
Berisha fajësoi qeverinë për mungesën e investimeve dhe mbështetjes për bujqësinë, përfshirë mbrojtjen e tokës dhe zhvillimin e infrastrukturës vaditëse, shkruan A2.
Sali Berisha theksoi një rënie të ndjeshme të prodhimit bujqësor dhe industrial në vitet e fundit, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend që po bie si një prodhues dhe po shndërrohet në një vend të shërbimeve dhe ndërtimit, ku korrupsioni dhe droga dominojnë.
Kryetari i PD kritikoi qeverinë për mbështetje shumë të ulët, sipas tij, për fermerët shqiptarë, duke theksuar se ndihma është 3-5 herë më e vogël se në rajon.
Berisha akuzoi qeverinë për keqpërdorimin e fondeve të IPARD, të cilat duhej të shkonin për bujqësinë, por u përdorën nga klanet e pushtetit. Ai theksoi rënien e prodhimit bujqësor dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve, duke kërkuar një ndërhyrje urgjente për shpëtimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit.
Berisha prezantoi një plan për të transformuar bujqësinë në Shqipëri. Berisha tha se çdo fermer do të ketë pension dhe çdo i moshuar në fshat do të trajtohet me minimum jetik.
Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrihet niveli i vendeve të rajonit. Ai kërkoi subvencione për çdo bimë, kokë bagëti dhe prodhim, dhe heqjen e taksave ndëshkuese për prodhimet bujqësore.
Kryedemokrati theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së tokës dhe zhvillimit të infrastrukturës për vaditje dhe kullim. Berisha gjithashtu u shpreh se, do të angazhohet për shumëfishimin e drurëve frutorë, veçanërisht ullinjve dhe arrorëve.
Berisha premtoi se në vitin e dytë të qeverisjes do të 5-fishojë buxhetin për bujqësinë dhe blegtorinë, duke mbrojtur prodhimet vendase.
Berisha vuri theksin mbi rëndësinë e arsimit për fermerët dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara bujqësore. Berisha kundërshtoi planet e qeverisë për të transformuar Universitetin Bujqësor dhe ftoi pedagogët dhe studentët ta mbrojnë atë. Berisha theksoi mbështetje të madhe për fermerët e rinj, për kredi të buta dhe grante, dhe për rinovimin e fshatit shqiptar.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...