Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar gazetarët që janë nderuar sot (e premte) që u nderuan me çmime nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë.
Begaj tha se kjo kauzë kërkon njerëz profesionistë dhe idealistë, që besojnë te idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike.
“Urime gazetarëve që u nderuan sot me çmime nga Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë. Kjo kauzë kërkon njerëz profesionistë dhe idealistë, që besojnë te idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike”, shkruan Begaj.
Tutje, presidenti shqiptar shkruan se përkushtimi dhe guximi i gazetarëve për të përcjellë te publiku informacion të saktë dhe objektiv është kontribut për mirëqenien e shoqërisë.
“Ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni para vështirësive, sepse përkushtimi dhe guximi juaj për të përcjellë te publiku informacion të saktë dhe objektiv është kontribut për mirëqenien e shoqërisë”, shkruan tutje Begaj./Arbresh.info/
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë