Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përshëndeti vendimin e Parlamentit Evropian pas miratimit të rezolutës mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 – 2024.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në platformën X, Presidenti Begaj e vlerëson këtë rezolutë si mbështetje ndaj procesit të reformave që Shqipëria ka ndërmarrë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.
“Konfirmimi dhe mbështetja e Parlamentit Evropian i jep Shqipërisë me rezolutën e fundit energji për procesin e reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Mirënjohja duhet të shprehet me punë dhe bashkëpunim parlamentar në të gjitha drejtimet dhe për çdo aspekt të rezolutës”, – shprehet Presidenti Begaj.
I zhdukur gjatë luftës, gjendet trupi i Rasim Mehmet Kocit
BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat dr...
ZRrE shtyn afatin për aplikimet, për tarifat e energjisë ven...
Franca i kundërpërgjigjet shefit të NATO-s për fuqinë mbrojt...
‘Shuplakë’ e fortë për Man United, ylli i skuadr...
Armët që siguroi Serbia në fshehtësi