Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana Siljanovska-Davkova. Begaj në njoftimin e tij ka bërë të ditur se ata kanë folur për bashkëpunimin bilateral, rajonal si dhe për integrimin evropian, shkruan Gazeta Express.
Presidenti shqiptar ka theksuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët e të dy vendeve.
Po ashtu, ai ka theksuar edhe se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është urë lidhëse, i rëndësishëm, por edhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi:
Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.
Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.
Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.
Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.
Me forca të përbashkëta drejt progresit!
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...