Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë ka thënë se 80 vite më parë vendi ynë doli triumfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Begaj tha se sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh, shkruan Arbresh.info
Duke shtuar se aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Postimi i tij:
80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë.
Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë.
Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.
Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...