Google ADS

Begaj merr sot detyrën e presidentit të Shqipërisë

07:13 | 24 Korrik 2022

Presidenca njoftoi dje procedurat e kalimit të detyrës nga presidenti Ilir Meta, tek presidenti i zgjedhur Bajram Begaj ditën e sotme, kur dhe mbaron mandati i presidentit aktual.

Kështu, Presidenca njoftoi organizimin e ceremonisë së fillimit të detyrës të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj pasditen e së dielës.

Sipas njoftimit, Presidenti Begaj do të mbërrijë në Presidencë rreth orës 19:15 dhe më pas dy presidentët do zënë vend në tribunë ku do luhet dhe Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi.

Vitore Tusha, kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe më pas Begaj do të mbajë fjalën e rastit.

Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.

Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë dhe më pas parasikohet pritje zyrtare në oborrin e Presidencës./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme