Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përfunduar vizitën disaditore në rajonin arbëresh të Kalabrisë.
Në një intervistë për RTSH, Begaj shprehu falenderime për mikpritjen ndërsa vlerësoi përpjekjet e arbëreshëve në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Për Begajn komuniteti arbëresh duhet ti përkasë vendit tonë dhe anasjelltas, pasi sipas tij kjo do të cojë në zhillim ekonomik në fusha me interes të ndërsjelltë.
“Për çdo individë kur bën këto takime dhe ndjen emocione të forta nga njerëz që kanë ikur prej shekujsh nga vendet e tyre por trashëgojnë gjuhën, kulturën, vallen e këndojnë shqip, patjetër të jep shumë emocion. Një komunitet arbëresh që i përket rrënjës tonë është mirë t’i përkasë vendit tonë, po ashtu edhe shqiptarët të jenë pjesë e rajonit arbëresh. Kjo do të çojë në zhvillim ekonomik në fusha në interes të ndërsjelltë, fusha që ne do të kemi interes t’i zhvillojmë”, u shpreh Begaj./rtsh
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...
Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të ...
13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Presheva nuk i ha...