Ashtu siç ishte parashikuar, pas kthimit nga Kazakistani, Presidenti shqiptar Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në kabinetin qeveritar, të propozuara nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në këtë mënyrë ai ka dekretuar shkarkimin e ministrave që llargohen nga detyra dhe emërimin e ministrave të rinj.
“Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, njoftoi Presidenca.
Kujtojmë që të hënën e 4 Shtatorit, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama njoftoi 7 ndryshime në kabinetin qeveritar (Lexo më shumë).
Ai bëri me dije shkarkimin e Olta Xhaçkës dhe në postin e Ministrit të Jashtëm vendosi Igli Hasanin.
Në ministrinë e Ekonomisë dhe Financave vendosi Ervin Meten, ndërsa Delina Ibrahimajn e caktoi ministre Shteti për Sipërmarrjen duke zëvendësuar Edona Bilalin.
Në Ministrinë e Shëndetësisë vendosi Albana Koçiun, ndërsa Ogerta Manastirliun e kaloi si Ministre Arsimi, duke shkarkuar Evis Kushin.
Ministre e Bujqësisë u caktua Anila Denaj, ndërsa Frida Krifca u shkarkua. Në kabinetin qeveritar të Ramës do të ketë edhe një ministri të re, ajo për Pushtetin Vendor, të cilën është caktuar ta drejtojë Arbjan Mazniku.
Po ashtu është shkarkuar edhe Milva Ekonomi pasi ministria për Standardet e Shërbimeve është shkrirë./tvklan.al
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës