Njëri prej lojtarëve më të mirë të Napolit, sllovaku Stanislav Lobotka, ka pësuar lëndim të mërkurën.
Lëndimi muskulor i Lobotkas vjen dy javë para ndeshjes që Sllovakia e luan kundër Kosovës në Bratislavë.
Gjysmëfinalja e play-offit për Kupën e Botës 2026 ndërmjet Sllovakisë dhe Kosovës luhet më 26 mars.
Mediumet në Itali kanë bërë të ditur se ende nuk dihet kohëzgjatja e pauzës. Por kanë thënë se lëndimet muskulore kërkojnë kujdes.
Më 19 shkurt, Sllovakisë iu lëndua edhe kapiteni, Milan Skriniar. Sllovaku Skriniar ishte lënduar në ndeshjen që skuadra e tij Fenerbahçe e zhvilloi ndaj Nottingham Forestit, në kuadër të plejofit të fazës nokaut të Ligës së Evropës.
Po ashtu edhe Kosovës i mungon kapiteni. Amir Rrahmani u lëndua në shkurt në ndeshjen që Napoli e zhvilloi ndaj Romës.
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...
Shqipe Selimi: Bashkë fituam, bashkë vazhdojmë!
Trump: Netanyahu do të pranojë marrëveshjen me Iranin