Prestigjiozja britanike “The Telegraph” e ka rendur vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë artikullit e “The Telegraph” ndërsa shprehet se ky është një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë.
Më tej kryeministri shton se Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme
REAGIMI;
Një tjetër vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë Prestigjiozia britanike “The Telegraph” e rendit vendin tonë ndër destinacionet më të përballueshme dhe më tërheqëse në Europë, duke vlerësuar jo vetëm bukuritë natyrore dhe qytetet historike, por edhe mikpritjen shqiptare dhe kostot konkurruese për vizitorët
Nga brigjet e Jonit e Adriatikut, te Alpet madhështore dhe trashëgimia jonë kulturore, Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë në hartën e turizmit ndërkombëtar si një zgjedhje autentike, e bukur dhe e përballueshme.
“Pse nuk më ke pritur?” – Reagimi i DJ Gimbo pasi mëson për ...
E dhimbshme: Ky është këmbësori që u godit për vdekje nga ve...
Ky është kosovari tjetër që vdiq tragjikisht në Austri, isht...
Tragjedia në Vjenë, Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllim...
E mërkura kryesisht me vranësira, reshje lokale në mëngjes
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra