Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra e Komandatit të Forcës Detare, të Nënadmiral Adnan Dëfrim Agastra. Po ashtu, kreu i shtetit ka dekretuar në detyrën e Komandatit të Forcës Detare Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj.
“Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 29.10.2025, DEKRETOJ: Nënadmiral Adnand Dëfrim Agastra lirohet nga detyra “Komandant i Forcës Detare”.
Në mbështetje të nenit 93, nenit 169, pika 3 të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, datë 30.12.2025, DEKRETOJ: Kundëradmiral Arsen Burhan Mullaj emërohet në detyrën “Komandant i Forcës Detare”. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim./rtsh
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin