Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë njëkohësisht zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borell zhvilloi një telefonatë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Përfaqësuesi i Lartë përshëndeti angazhimin e kryeministrit Rama për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj të anëtarësimit në BE dhe përparimin vendimtar për plotësimin e kushteve të vendosura nga konkluzionet e Këshillit të marsit 2020, që vendi është drejt përmbushjes, në funksion të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
“Me Shqipërinë më afër se kurrë për fillimin e negociatave të pranimit në BE, Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi nevojën për të vazhduar kryerjen e reformave kryesore të përcaktuara nga Këshilli. Kontributi i të gjitha forcave politike do të jetë i dobishëm për ta çuar vendin drejt hapit të radhës”, thuhet në njoftimin për medie të publikuar në faqen zyrtare të delegacionit të BE-së në Tiranë.
Në lidhje me politikën e jashtme, Përfaqësuesi i Lartë Borrell vlerësoi harmonizimin e vazhdueshëm të Shqipërisë me pozicionet e politikës së jashtme të BE. /ATSH/
Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, njofton për investime afër...
Policia e Kosovës pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet ...
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-...
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur