Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 5.7 milionë euro për regjistrimin digjital të pronave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasadori Luigi Soreca shkruan se Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës.
Më tej, Soreca thotë se regjistrimi i pronave është një reformë vendimtare për integrimin e Shqipërisë.
“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.
Kjo është mbështur edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, e cila shkruan se zgjidhja e cështjes së pronës hedh themelet për një zhvillim më të madh.
“Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Kim.
Operacion ndërkombëtar, arrestime në Suedi – prona dhe...
IPK arreston një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfe...
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Gr...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Shemit: Xha...
Osmani takon Zëvendës Sekretarin amerikan: Dialogu me Serbin...
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...