Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga montimi i dronëve Bayraktar.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama njoftoi se këta dronë do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, sot inaugurohet baza ajrore e Kuçovës, një investim i qeverisë shqiptare dhe NATO-s. /Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Përurohet baza taktike e Kuçovës, në ceremoni edhe përfaqësues të NATO-s
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...