Komisioni Europain tha të enjten se rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti në 4.1% nga 3.6% që pritej në maj.
Rritja ekonomike mendohet të jetë e qëndrueshme, e nxitur kryesisht nga konsumi.
Rritja reale e prodhimit kombëtar do të ketë një ulje të vogël në 3.9% në 2019-ën dhe vitin pasardhës, për shkak të nivelit të ulët të prodhimit të energjisë dhe përfundimit të dy projekteve të mëdha energjitike.
Komisioni gjithashtu thekson se një reduktim më i ngadaltë sa ç’ishte parashikuar i borxhit publik, do të kërcënojë besimin e tregjeve dhe do të rrezikojë investimet në infrastrukturë./Top Channel
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit