Nëse bashkëshorti jeton në Itali, për të mundësuar bashkimin familjar gjatë 2019 duhet të ketë të ardhura minimale 8.9 mijë euro në vit. Nëse shqiptari rezident atje dëshiron të tërheqë të gjithë familjen (deri në 4 persona) atëherë të ardhurat e tij duhet të kenë disa zero më tepër.
Sipas Monitor emigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë kartën e qëndrimit, duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku: 5.954,00 euro. Kush do të nisë praktikën për të sjellë në Itali bashkëshortin me bashkim familjar duhet të tregojë se ka të ardhura sa të paktën 1,5 herë çeku social.
Krahasuar me një vit më parë, ka pasur një rishikim nga Instituti Nacional për Sigurimin Social, duke e rritur me më shumë se 100 euro tarifën e shumës që emigranti me lejeqendrimi duhet të zotërojë, që të tërheqë familjen.
Të huajt me leje të rregullt qëndrimi në Itali janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...