Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroglu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.
Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak.
Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe ndihmës në fushën e emergjencave civile dhe shërbimeve mjekësore.
Në këtë kontekst u nënvizua edhe bashkëpunimi operacional në kuadër të misioneve të NATO-s, ku ushtarakët e të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar ndërveprimin dhe lidhjet mes forcave të armatosura.
Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Turqinë për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19, ndërsa vlerësoi kontributin e saj në misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.
BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës...
Këshilli Drejtues: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë, PDK ...
U shpall fituese e BBVA 5, Selin Bollati thyen heshtjen me n...
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...