Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vijojnë sa më shpejt me miratimin e projektligjeve të reja.
Pos tjerash, ai falënderoi të gjithë të zgjedhurit e popullit që votuan pro Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, megjithatë, sipas tij, miratimi i shqyrtimit të parë të këtij projektligji ka shqetësuar shumë kë.
“Byroja do të bëhet sepse me të përfundimisht merr fund ajo parulla që kurrë nuk do të duhet të përsëritej në të ardhmen, rroga e vogël, fitimi i madh. E kemi thënë edhe më herët, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme kurrë nuk është as private as legjitime sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh Kurti në mbledhjen e qeverisë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...