Një furgon me targa vendore, i drejtuar nga një shtetas kosovar, është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Debëlldeh në Viti pasi ishte ngarkuar me rreth 3.53 metër kub dru për djegie pa dokumente përcjellëse.
Furgoni, i cili nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm për ngarkesën, është konfiskuar dhe dërguar në Agjencinë e Pylltarisë në Viti për trajtim të mëtejshëm.
I dyshuari pas intervistimit, është liruar në përputhje me vendimin e prokurorit.
“Fsh. Debëlldeh, Viti / 19.04.2026 – 19:30. Policia ka ndaluar kombin –furgon me targa vendore të drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte të ngarkuara dru për djegje rreth 3.53 (metër kub), pa dokumente përcjellëse. Furgoni me dru është dërguar në Agjencinë e Pylltarisë-Viti ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...