Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

09:04 | 20 Prill 2026
E.H

Një person është therur me thikë mbrëmë në rrugën “Muhamet Qami” në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, dy të dyshuarit gjenden në arrati, kurse viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rr. Muhamet Qami, Prishtinë / 19.04.2026 – 22:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sulmuar nga dy të dyshuar të cilët gjenden në arrati, dhe therur me mjet të mprehtë- thikë. Si pasojë viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale