Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.
Ata u dakordësuan për t’u takuar në Tiranë, në mes të muajit, për të folur mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave, transmeton euronews.al.
Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç gjithashtu u pajtuan për krijimin e grupeve të punës të cilat do t’i përgjigjen përballimit të krizave.
Ata diskutuan edhe për formimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...