Banorët e “Astirit” kanë dalë edhe këtë të dielë në rrugë duke shënuar thuajse dy muaj protestë kundër projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Të gjithë banorët kanë thirrur njëzëri burg për Ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, sipas tyre njeriu përgjegjës për falsifikimin e gjetur në njërën prej kompanive fituese të njërit prej lotëve të tenderit për Unazën e Madhe.
Në protestë ka qenë dhe Lulzim Basha, i cili ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit dhe kryebashkiakut të Tiranës Veliaj. Kreu i PD-së është shprehur sërish se Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës vetëm për të vjedhur miliona euro e për t’i dhënë leje ndërtimi mikut të tyre “të dënuar për trafik droge”, biznesmenin Edmond Bego.
Basha: Shteti funksionon si një shtet hajdut. Rama detyron këdo që të shkelë ligjin që që të vjedhë paratë e shqiptarëve që ky i fundit t’i transferojë paratë nëpër parajsa fiskale. Sot shteti shqiptar po i shërben oligarkëve e kriminelëve.
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...