Pak orë pasi kreu i PD-së Lulzim Basha ka marrë kritika të forta nga tre deputetë të partisë së tij, ka ardhur edhe një reagim i tij.
Basha ka qenë deri vonë në çadër ku ka biseduar me anëtarët dhe ka folur pa praninë e mediave. Mësohet se ai iu ka dhënë porosi anëtarëve të mirëkuptojnë e të mos sulmojnë kritikuesit.
“Ne jemi parti e lirisë, e krijuar për lirinë dhe është pasuri mendimi ndryshe dhe kritikat”, mësohet të ketë thënë kreu i PD, njofton BW.
Kanë qenë deputetët Jozefina Topalli, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami ata që kanë folur ashpër sot kundrejt linjës që po ndjek kreu i PD-së.
Sipas tyre mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje dëmton partinë dhe vendin.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë