Kreu i PDsë, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të Ramës se PD kërkon të destabilizojë vendin me protestën e nesërme.
Sipas Bashës, PD do të zhvillojë një protestë tepër paqësore ditën e nesërme. Ai ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë nesër në protestë masivisht dhe ka paralajmëruar policinë për çka mund të ndodh nesër. Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur nga çadra deklaratave të kryeministrit Rama se nesër opozita është gati të destabilizojë e t’i vërë flakën Shqipërisë.
Sipas Bashës, një gjë e tillë s’ka për të ndodhur, pasi siç tha, dhuna nuk është karakteristikë e demokratëve. “Ju i digjnit gomat, thyenit shishe, ushtronit dhunë. Dhunë në protestën tonë nuk ka e nuk ka për të pasur. Dhuna është tipar i frikacakëve, këtu jemi të gjithë njerëz të kurajës”, tha ai.
“Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. Tani ligji kërkon që policia të njoftohet, dhe jo të japë leje. E paprecedentë, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama. Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një polici të bërë zap nga pushteti, krimi e droga. Nesër bashkohemi midis orës 11 dhe 12 të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë do të jenë aty me ne. Demokratë e socialistë do të jenë atje me ne për kauzën kombëare për zgjedje të lira e të ndershme, ejani pa frikë, paqësisht por me vendosshmëri. Hajdeni për të drejtat tuaja, për mirëqenien dhe një ekonomi më të fortë nesër”, tha Basha për Policinë.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës