Opozita e bashkuar këtë të hënë zhvillon në orën 18:30 para kryeministrisë, protestën e pestë kombëtare. Vendimi për mbajtjen e protestës së radhës erdhi pas një mbledhje urgjente të mbajtur nga strukturat drejtuese të PD-së dhe aleatët mesnatën e të shtunës.
Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një video të postuar në Facebook u bën thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës.
“Asgjë nuk i ndal shqiptarët, që luftojnë për liri, për standarte evropiane. shpresa është ndezur!Pushteti i krimit nuk e fik më. Sot jemi më të fortë se kurrë asnjë hap pas.
Ndërkohë në protestën e katërt kombëtare opozitare pati disa herë tensione dhe dhunë ndaj institucioneve dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.
Protestuesit perdoren për herë të parë gjërësisht bomba molotov duke djegur hyrjen e kryministrisë e më pas goditen me molotov drejt forcave të rendit tek hyrja e parlamentit. Situata precipitoi në fund edhe me sulmin drejt drejtorisë së policisë./vizionplus
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/743271122735502/
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Kurti thekson rë...