Kryetari i opozitës Lulzim Basha gjatë një fjalimi nga “Çadra e lirisë” i është përgjigjur komisionerit Hahn, i cili paradite deklaroi se BE do të njoh zgjedhjet edhe nëse PD nuk futet në zgjedhje. Në përgjigje të kësaj Basha deklaroi se në asnjë vend të Europës nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e europiane sa në këtë shesh të lirisë ku po proteston prej më shumë se dy muajsh opozita.
“Në asnjë cep të kontinentin europian, nuk luftohet kaq fuqishëm për vlerat e Europës sesa në këtë shesh të lirisë, prej 18 shkurtit dhe deri më sot. Europa e vlerave është Europa e zgjedhjeve të lira. Pa zgjedhje të lira nuk ka për të pasur Europë”, tha Basha.
Më tej Basha bëri thirrje që qytetarët nga e gjithë shqipëria ti bashkohen protestës së 13 majit, ai tha se vetë do të vinte në protestë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij./Arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci