Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tha se protesta e nesërme e opozitës do të jetë paqësore. Sipas tij ai vetë do të marrë pjesë me familjen në këtë protestë.
“Unë do jem në protestë me familjen time, me dy vajzat e mia. Përpjekjet për të aminsituar krimet që është kapur në flagrancë Edi Rama ka dështuar tashmë. Nuk do ketë asgjë, që të kërcënojë një fije floku të një qytetari. Kemi marrë të gjitha masat për ata që duan të provokojnë, së bashku me partnerët ndërkombëtare që kam folur sot”, tha Basha në Opinion.
Sipas tij në 30 qershor do të jetë një ditë, kur nuk ka zgjedhje në Shqipëri sepse në Fletoren Zyrtare është botuar Dekreti i Presidentit që ka hyrë në fuqi.
“Në 30 qershor nuk ka zgjedhje dhe çdo prove tjetër farsë nuk do të ndodh dhe nuk do të njihet nga asnjë. Këtij regjimi po i numërohen minutat e fundit”.
Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 ...
Zarf i kuq për Elijonën në Big Brother VIP
Shkurte Fejza, Ylli Limani, Mozzik dhe qindra artistë në mbë...
Durmishi: Gjykata Speciale është e padrejtë dhe nuk do të du...
Pas shkarkimit të Lecit, Liria emëron Ismet Munishin në krye...
Aksident mes tri veturave në Klinë, lëndohen katër persona