Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku është takuar me pensionistët e Fierit.
Ajo tha se takimi me ta ishte për t’i siguruar se po bëjnë gjithçka për të forcuar skemën e kontributeve, shkruan Arbresh.info.
Balluku theksoi se nuk do të ketë tolerancë për çdo biznes që abuzon përmes fshehjes së pagave duke prekur drejtpërdrejt xhepin e pensionistëve.
“Me pensionistët e Fierit për ti siguruar se po bëjmë gjithçka për të forcuar skemën e kontributeve, përmes së cilës do të kemi mundësi për të ofruar pensione shumë më dinjitoze. Në këtë betejë të re, për gjyshërit dhe gjyshet, do të ketë zero tolerancë për çdo biznes që abuzon përmes fshehjes së pagave duke prekur drejtpërdrejt xhepin e pensionistëve.”, ka shkruar Balluku. /Arbresh.info/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...