Partia Socialiste po vijon përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 9 nëntor në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për zgjedhjet në Tiranë, Belinda Balluku, ndau sot momente nga takimet e zhvilluara me shtabet e njësive të kryeqytetit.
Balluku theksoi mbështetjen e gjerë për Ogerta Manastirliun, kandidate e PS-së për bashkinë e Tiranës.
“Ogerta Manastirliu është e rrethuar me njerëz që e vlerësojnë dhe besojnë fort në aftësitë e saj për të drejtuar Tiranën, është e rrethuar me shokë e shoqe që kanë ecur bashkë në këtë rrugëtim të gjatë e sprovues, por plot me arritje që të frymëzojnë për vazhdimësinë”, u shpreh Balluku./atsh.al
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari