Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale thekson se strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq.
Sipas ministres janë zgjidhur plotësisht problemet e furnizimit me energji elektrike në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.
“Vijon të ketë problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Përrenjasit vazhdon të jetë jashtë pune”, nënvizon më tej Balluku.
Ministrja thekson se janë riparuar 90% e defekteve në fidera dhe është rikthyer energjia në rreth 81% të konsumatorëve të prekur.
“Në raport me gjendjen e mëngjesit të sotëm ka një përmirësim të ndjeshëm për sa i përket eliminimit të avarive në shkallë vendi, duke bërë të mundur riparimin e 90% të defekteve në fidera dhe rikthimin e energjisë në rreth 81% të konsumatorëve të prekur”, shkruan Balluku.
Ministrja shton se ditën e nesërme parashikohet mot më i qëndrueshëm, me më pak erë dhe ku pritet ndalim i reshjeve, por temperaturat do të ulen më tej, duke e bërë akoma më sfiduese situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike./rtsh.al/
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...