Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit po konsolidohet çdo ditë e më shumë si partner i besueshëm i policive dhe agjencive të vendeve partnere.
Këto komente, Balla i bëri në profilin e tij në Facebook, ku mes tjerash bëri të ditur se gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar “Sammogia”.
“Gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm është finalizuar me sukses operacioni policor ndërkombëtar “Sammogia”, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal dhe janë arrestuar pjesëtarë të tij. Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit për kapjen e tre të kërkuarve nga Italia dhe për koordinimin mjaft të mirë me Zyrën e Interforcës Italiane dhe Interpol Tirana”, ka shkruar ministri i brendshëm shëiqptar./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër