Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla tha se Policia e Shtetit po e rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje.
Ai tha se nuk do të ketë më tolerancë për askënd, dhe askund, duke shtuar se do të rrisin rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin.
“Policia e Shtetit po rrit vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Ne do të rrisim bashkëpunimin me agjencitë e tjera ligjzbatuese për identifikimin, penalizimin, shembjen apo konfiskimin për interes publik të të gjitha sipërfaqeve në pallate, qendra biznesi, hotele të ndërtuara në shkelje të ligjit. Përgëzoj Policinë e Sarandës dhe të Shkodrës për hetimin e fenomenit të ndërtimeve pa leje dhe vendosjen para drejtësisë të inspektorëve të IMT dhe IKMT për bashkë-fajësi me shkelësit e ligjit. Ndërtimet pa leje janë sekuestruar dhe hapësirat e zëna prej tyre do të lirohen menjëherë”, shkruan Balla./Arbresh.info/
Qytetari gjen telefonin dhe portofolin të humbur, i dorëzon ...
“Sarajevo Safari” – Der Spiegel rikthen artikullin për Vuçiq...
Tërmet në Real Madrid! Lista e zezë e Mourinhos përfshin gja...
Djali i dëshmorit Zejnullah Elshani diplomon në ShBA, ushtar...
Lushtaku ngushëllon familjet Aliu dhe Binaku pas tragjedisë ...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, autori mbërrin në spi...